Së shpejti në Kosovë

Punë të vogla, punë të mëdha. Mjeshtrin e gjen te Rregullo.

Prej mureve që lypin ngjyrë, te shpija që don ndryshim. Rregullo po vjen për me ta lehtësu gjetjen e mjeshtrit të duhur.

Rreth nesh

Çka është Rregullo?

Rregullo është platformë që të ndihmon me gjetë mjeshtra për punët që t'i lyp shpija. Prej riparimeve të vogla e deri te renovimet, ideja është me ta lehtësu gjetjen e personit të duhur për punën që të duhet.

Platforma është ende në ndërtim. Lëre emailin dhe të lajmërojmë kur të jetë gati.

Kur të jetë gati

Si ka me funksionu

  1. Trego çka ki me rregullu

    Prej një riparimi të vogël deri te renovimi i shpisë.

  2. Gjeje mjeshtrin

    Zgjedhe personin që të përshtatet për punën që të duhet.

  3. Rregulloje shpinë

    Ma lehtë me gjetë ndihmën e duhur për punët e tua.

Emri dhe shenja

O-ja në fund të emrit është një libelë, vegla që i tregon mjeshtrit kur gjithçka është në rregull. Së pari e lexon fjalën, pastaj e sheh libelën.

Rregullo është një projekt i ndërtuar me një vizion të qartë: me i lidhë njerëzit me mjeshtrat që u duhen për punët e shpisë.

Ki diçka me rregullu? Rregullo po vjen.

Më lajmëroni